Administrata Biden kërkon miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën

Administrata Biden kërkon miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ai i Shtetit, Antony Blinken, më 31 tetor do të dëshmojnë para Senatit, ku do të kërkojnë që të miratohet paketa e ndihmës urgjente për Izraelin dhe Ukrainën.

Kërkesa urgjente e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, në vlerë prej 105 miliardë dollarësh për këto dy shtete që janë të përfshirë në konfikte, veçse është përballur me pengesa në Kongresin e ndarë amerikan.

Sekretarët Austin dhe Blinken do të avokojnë për ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën para senatorëve, shumica e të cilëve, demokratë dhe republikanë, mbështesin ndihmën për këto dy shtete.

Por, ata përballen me probleme më të mëdha në Dhomën e Përfaqësuesve që udhëhiqet nga republikanët, ku kryetari i ri, Mike Johnson ka propozuar ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën, në mënyrë që ndihma të përqendrohet vetëm në Izraelin.

Qasjet e ndryshme të republikanëve dhe demokratëve parashikojnë probleme në miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar mbështetje për Izraelin, që nga 7 tetori po lufton kundër militantëve palestinezë të Hamasit. Por, presidenti amerikan ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit të kaluar./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij