Administrata,deputeti i PD-Ramës:
Do të të ndjek “këmbë pas këmbe”

Administrata,deputeti i PD-Ramës:<br />Do të të ndjek “këmbë pas këmbe”
Pas deklaratës së kryeministrit Rama për nisjen e një reforme në administratën publike që synon të përmbysë ‘tepsinë’ ka reaguar deputeti i PD, Agron Shehaj.
 
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës e ka e cilësuar këtë nisëm si mashtrim.
 
Ai shprehet se ka ardhur momenti të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën.
 
Kryeministri kërkoi dje nga të gjithë ata që duan të punojnë në administratë, që të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën [email protected]
 
STATUSI I PLOTË
Edi Rama vërtet nuk bën për kryeministër, por s’mund ta mohojmë që është një aktor i shkëlqyer.
 
Në katër vite na ka mashtruar nëpërmjet Zyrave të Punës, transparenca.al, televizionit dhe statuseve në Facebook.
 
Ai mashtroi edhe kur premtoi 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas. Ndërsa sot aktroi sërish, kur iu premtoi shqiptarëve se do i merrte në punë nëse ata aplikonin në adresën [email protected]
 
Jam i bindur që kjo është gënjeshtra e radhës, prandaj dua që ta vërtetojmë së bashku!
 
Çdo aplikim që do bëni në adresën shqipëriaqë[email protected] dërgojeni gjithashtu edhe në adresën [email protected] (ose më shto në CC).
 
Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin!
 
Do verifikojmë sa dhe cilët ka punësuar. Do shohim nëse procesi është kryer mbi baza meritokracie, ashtu siç premton Rama.
 
Ka ardhur moment të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën. Ka ardhur momenti t’i japim fund shfaqjes!

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre