SHBA - Administrata e Obamës ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për referendumin e Mbretërisë së Bashkuar në marrëdhëniet e saj të ardhshme me BE-në.

Ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për çështjet e Evropës, Philip Gordon tha, se është në interesin e Amerikës për të parë një "zë të fuqishëm britanik në BE”.

Kryeministri britanik David Cameron është shprehur pro një referendumi të Britanisë së Madhe për të përcaktuar të ardhmen e
marrëdhënieve institucionale mes Londrës dhe Brukselit.

Ndërkohë deputetët e partisë konservatore këmbëngulin që kryeminstri të angazhohet për një referendum të prerë mbi çështjen nëse Britania do të qëndrojë apo të largohet përgjithmonë nga zona Euro.

Ndihmës Sekretari amerikan pritet të takohet në Londër me ministrin e Evropës David Lidington, ku do të diskutojnë mbi lidhjet e BE-së me Britaninë. Z. Gordon u tha gazetarëve se Britania e Madhe do të jetë gjithmonë një aleat kyç i SHBA-ve dhe se kemi një marrëdhënie në rritje me BE-në si një institucion që është në interes të SHBA-ve.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)