Shohet numri i personave me kontratë të përkohshme në Administratat Shtetërore. Bëhet fjalë për punonjës të cilët do të firmosin kontrata pune me afate 3- mujore, 6-mujore,dhe 1-vjeçare, sipas kërkesave të ministrive.
 
 
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, Qeveria miratoi vendimin për shtimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qëndrore, duke miratuar kështu një shtesë prej 14 vetash, e cila do të shpërndahet sipas kërkesave dhe nevojave të institucioneve, konkretisht në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Drejtësisë, dhe Prefekturës së Kukësit.
 
Me ndryshimet e miratuara numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në vitin 2017 në njësitë e qeverisjes qëndrore bëhet 2.389 veta.
 
Ministrisë së Financave i miratohet shtesa prej 3 punonjësish,përkatësisht për aparatin e kësaj ministrie dhe Degën e Thesarit Vlorë. Ministrisë së Transportit i shtohen 7 punonjës specialist, arkivi për përpunimin tekniko-shkencor të fondit arkivor të ish- Ministrisë së Ndërtimit që nga viti 1948 e në vazhdim.
 
Ndërsa Ministrisë së Drejtësisë i miratohet shtesa prej 2 punonjësish në pozicionet laborator dhe ndihmësprozektor për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prefektit të Qarkut Kukës i shtohen 2 punonjës mbështetës me kontrata të përkohshme
”, është thënë në relacionin e vendimit të qeverisë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com