Administrata, ja vakuumi
nga largimi i drejtorëve

Administrata, ja vakuumi<br />nga largimi i drejtorëve
 TIRANE- Fitorja e koalicionit të majtë të udhëhequr nga kreu i PS Edi Rama ka shkaktuar vërtetë një tronditje në pjesën drejtuese të administratës publike. Të cilët, për vetë akuzat që janë hedhur nga ana e lidershipit të opozitës se janë përfshirë direkt në fushatën zgjedhore dhe për më tepër kanë qënë drejtues të shtabeve elektorale më 23 qershor, ndjehen më të rrezikuarit dhe më të ekspozuarit ndaj lëvizjeve me ardhjen e qeverisë së re të Ramës.

Pikërisht menjëherë pas daljes së rezultatit, por duke shfrytëzuar dhe momentin e pushimeve të verës, drejtuesit kryesorë të administratës publike, drejtorët e drejtorive dhe të institucioneve vartëse i kanë dhënë mundësi vetes për leje të gjatë, ndërsa janë në pritje të ardhjes së shtatorit ku ministrat e rinj do të zënë vend në zyrat e dikastereve. Dhe me ardhjen e ministrave të rinj, aplikimin e strukturës së re pritet të sjellë një vakuum në postet e larta drejtuese, për shkak të largimit të një pjese të tyre, përmes këtyre strukturave të reja e kalimin në listë pritjeje. Një vakum i cili nuk është se s’ka filluar që më daljen e rezultatin humbës për mazhorancën e djathtë të drejtuar nga Berisha. Por që pritet të thellohet në periudhën shtator-tetor të këtij viti, deri në momentin kur të marrë fund përzgjedhja e vendeve vakante për secilin dikaster në postet drejtuese. Por, dhe sipas garancive të dhëna më se njëherë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama se nuk do të ketë asnjë lëvizje të nëpunësve civilë që janë aty falë profesionalizmit të tyre, dhe këtu është fjala për specialistët e thjeshtë, fakt është se administrata publike do të vijojë të punojë pak a shumë me të njejtin staf në pjesën e thjeshtë të administratës, duke e plotësuar sadopak vakumin që mund të krijohet nga largimi i drejtorëve të drejtorive, sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, drejtorëve të tjerë në institucionet e varësisë.

Ndërkohë që nuk është fakt i ri të thuhet se pas shpalljes së rezultatit fitues për të majtën që vjen pas tetë vitesh në pushtet, dhe policia ka dalë jashtë funksionit, duke treguar se drejtuesit e saj për vite me radhë kanë qënë pjesë e strukturës politike, dhe ku tashmë krimi ka nisur të bëjë ligjin. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për drejtuesit e tatimeve, ku gropa financiare po thellohet, ndërsa në dogana është ngritur trau për kalimin e mallrave kundrejt shpërblimeve nën dorë.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë