Ndërkohë që dita e shtunë, që është ditë pushimi, do të rikthehet në efiçencë vetëm për muajin gusht duke rikthyer në punë gjithë administratën dhe në fundjavë, pra në ditën e shtunë në të njëjtin orar si ditët e tjera të javës, deri në orën 13.00. Mësohet se shkak për ndryshim të përkohshëm të orarit të punës për nëpunësit e administratës së shtetit ka qënë se ai është muaji më i rënduar për sa i përket temperaturave të larta dhe vapës në vend.
Nga ana tjetër në këtë periudhë që është dhe më e ngarkuara për sa i përket marrjeve të lejeve të vitit, një pjesë e konsiderueshme është me pushime. Ky projekt është në përpunim e sipër dhe pritet që të dorëzohet së shpejti të qeveri për të marrë miratimin ende pa përfunduar dhe sesioni parlamentar dhe ende pa marrë pushimet kabineti qeveritar, i cili sipas deklarimeve të kryministrit Edi Rama pritet të jetë non stop në punë gjatë gjithë verës, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve dhe sidomos kur pritet një rritje të fluksit të pushuesve në këtë sezon turistik. Mësohet se nëpunësit e administratës publike me skemën e re që po përgatitet për t’u miratuar në qeveri dhe për t’u implementuar pritet të përfitojnë 10 orë në javë punë.
Pra 10 orë punë në javë më pak për të gjithë nëpunësit e administratës publike për muajin më të nxehtë të vitit, gushtin. Kështu nga 40 orë punë në javë që kanë aktualisht nëpunësit e administratës publike, vetëm për muajin gusht do të kenë 30 orë pune në javë. Ndërkohë që ata kanë humbur një ditë jave pushim total, pikërisht ditën e shtunë që rikthehet në ditë pune vetëm për këtë muaj. Pra humbasin një ditë pushimi në fundjavë dhe përfitojnë 10 orë më pak punë në një javë, të shpërndarë sipas ditëve.
Burimet saktësojnë se projekti ka dhe kundërshtarët e vet, të cilët nuk preferojnë të sakrifikojnë një ditë jave si ditë pushimi, pasi në pesë ditët e punës nga e hëna tek e premtja, pavarësisht orëve të zgjatura të punës në katër ditë, kushtet janë të plotësuara në ambientet e punës, ku nuk mungojnë kondicionerët por dhe elementë të tjera që e bëjnë më të lehtë punën e administratës. Kohë më parë një përpjekje të tillë ka bërë dhe qeverisja e parë socialiste, por në një formë tjetër. Kështu në fillim u aplikua pushimi i drekës dhe ardhja në punë në orën 18.00 për të qëndruar deri në orën 20.00 por u pa se s’ishte eficente një skemë e tillë, pasi problemi i parë lindi me nënat e reja. Pas disa ditësh zbatim, një skenar i tillë u sfumua. A.A
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)