Administrata Obama i drejtohet Gjykatës së Lartë për politikën e migrimit

/ATSH-AFP/ - Administrata Obama i drejtohet Gjykatës së Lartë për të marrë zhbllokimin, e vendosur nga gjykata në nivel të shteteve federale, për lehtësimin e masave të politikës së migrimit që janë shpallur një vit më parë nga presidenti amerikan.
Kjo kërkesë mban firmën e prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së, Donald Verrilli. Ai i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë menjëherë këtë dosje dhe të rikonfirmojë autoritetin e presidentit për të firmosur dekretet mbi politikën amerikane të migrimit.
Reforma e sistemit të imigrimit ishte një nga premtimet kryesore të Obamës gjatë fushatës elektorale. Ajo pritej të hynte në fuqi në pranverë të vitit 2015, por dekretet presidenciale janë bllokuar në shkallën e parë nga gjykata e Teksasit. Vendim ky që u mor edhe nga 26 shtete të tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai