TIRANE- Administrata Publike do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë procesit të bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së. Në raportin e prioriteteve të qeverisë është theksuar se: “DAP, në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore, është duke vlerësuar statusin e shërbimit civil për të gjithë punonjësit publikë”. Ndërsa ekspertët e qeverisë janë shprehur se ky proces po kryhet në lidhje me kërkesat e Ligjit të Shërbimit Civil dhe do të finalizohet brenda vitit 2014.