Administrata, shkarkimet e emërimet
përplasin PD-PS në Komisione e media
Rotacioni politik ka sjellë edhe ndryshime në administratë. Në këtë kontekst PD dhe PS janë përplasur me njëra-tjetrën se çfarë kanë bërë me administratën
TIRANE- Rotacioni politik ka sjellë edhe ndryshime në administratë. Në këtë kontekst PD dhe PS janë përplasur me njëra-tjetrën se çfarë kanë bërë me administratën, sidomos në emërimet dhe shkarkimet nga radhët e policisë. PS dhe PD akuzojnë se ndër vite partitë politike kanë hequr njerëz të trajnuar profesionalisht duke i hedhur në rrugë, dhe çuar dëm taksat e qytetarëve të BE. Dje, më herët në seancën dëgjimore që u zhvillua në komisionin e Jashtëm, Arta Dade ka akuzuar PD, duke ju kundërpërgjigjur zërit të PD se PS po vendos në policinë e shtetit, njerëz që kanë kontribuar në PS.
“Nëse drejtori i përgjithshëm i Policisë ka qenë numërues nuk ka qenë i inkuadruar në forcat e policisë, nuk ka shkelur asnjë ligj, e keni hedhur ju në rrugë. Ka një raport të 2006 që keni hedhur në rrugë 300 efektivë që janë trajnuar me fondet e BE. Kemi një progres raport tjetër që thotë se admsnitrata publike është tejet e politizuar. Qeveria s’po bën asnjë më shumë, po korigjon ato që keni lënë ju”, është shprehur Arta Dade kur PD po e akuzonte se janë hequr nga rreshti i policisë njerëz të trajnuar profesionalisht.
Ndërsa nga selia blu, Arben Ristani, ish-zvministër i Brendshëm tha se: “16 oficerë të sektorit të operacioneve speciale, të trajnuar nga organizatat partnere më prestigjoze ndërkombëtare si FBI, ICITAP, PAMEGA,
OSBE dhe nga ekspertët e anti-terrorit në Turqi, të angazhuar për vite me radhë në ndalimin dhe arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë liruar tashmë detyra pa asnjë motiv”. Një deklaratë kjo në të njejtën linjë me tërë qëndrimet e PD në këto ditë.
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15