Me mijëra biznese janë çliruar nga detyrimet që kanë pasur në administratën tatimore apo doganore ndër dekada. Ministri i Financave njoftoi se nga falja e detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, nga Administrata Doganore kanë përfituar 264 operatorë ekonomik, të cilëve u është falur 505.4 milionë lekë.
Ndërsa për faljen me kusht ku një pjesë duhet paguar e një pjesë falet, nga doganat kanë përfituar 260 subjekte, dhe janë falur deri më tani 168,5 milionë lekë.
Kurse nga Administrata Tatimore, Malaj tha se nga falja pa kusht, pra që janë borxhet të krijuara para 10 vitesh kanë përfituar 121,630 tatimpagues, të cilëve u janë falur 29.7 miliardë lekë.
Kurse për faljen me kusht, nga administrata tatimore deri tani kanë përfituar 43,366 subjekte me vlerë 8.6 miliardë lekë të falur apo fshirë.
Bizneset që kanë paguar 50% të detyrimit të krijuar për periudhën 2015-2019 brenda muajt qershor kanë përfituar falje të gjysmës detyrimit bashkë gjobat e kamatat. Nëse shlyerja është zgjatur deri më 31 dhjetor 2026, do të falet vetëm 25 përqind e detyrimit bashkë me gjobat e kamatat e tyre.
Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, përfiton vetëm falje të gjobave dhe kamatave, nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026.
Lajmi kryesor:
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 mln euro









