Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për situatën e krijuar pas sulmeve e plaçkitjeve që protestuesit e dhunshëm kanë kryer gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj ka shkruar se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme.

Ai thekson se çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve.

Teksa nënvizon se dhuna nuk mund të përligjet, Malaj shprehet se pasojat e këtyre akteve të protestuesve i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.

Reagimi i ministrit Malaj:

Dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme!

Çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve. Pasojat i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.

Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk ka asnjë përligjje!

#StopDhunës #StopShkatërrimit


Lajmi kryesor:

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës