Gjykata Administrative nuk e lejoi transmetimin live të seancës së Erion Veliajt kundër Ols Dados. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca tha në gjyq se procesi po bëhet qesharak. Ndreca deklaroi se po kthehet në një në gjykatë të mbyllur me hekura, duke mos lejuar transparencë.
"Duket që në këtë proces po humbet durimi në çdo kuptim po kthehet në proces qesharak, e kjo vihet re që tek dera, një polic pa kompetencë rri te dera dhe ndalon hyrjen e qytetarëve në seancën publike. Salla e gjyqit administrohet nga ju, as nga gjykata, kanë bërë kërkesë gazetarët, ka kaluar çdo lloj mirëkuptimi, s’gjej fjalë etike për të vlerësuar këtë absurd, mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura. Është një udhëzim i KLGJ, dhe më e rënda gazetarët e publiku janë prezent, dhe ndalohet të filmojë. Ju deklaruat diçka tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër për masat e regjistrimit, më thatë se do interesoheni personalisht. Ju nuk jeni në varësi të KLGJ, por të ligjit dhe të kushtetutës", tha Ndreca.
Lajmi kryesor:
Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca









