Gjykata e Shkallës së Parë Administrative urdhëroi pezullimin e auditimit të KLSH për ndërmarrjen shtetërore Albpetrol.
Prej një muaj KLSH ka nisur auditin në Albpetrol.
Inspektorët e KLSH u penguan që të kontrollonin në kompani nga zv/administratori, pasi administratori Endri Puka në atë kohë ishte i pezulluar nga gjykata.
Albpetrol i është drejtur Gjykatës Administrative për marrjen e masës të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë për auditimin në KLSH
Argumentet që ngre Albpetrol në Gjykatë janë se në muajin shtator kompania do nis procedurat e privatizimit.
Sipas Albpetrol, prania e audituesve të KLSH dhe përpilimi i raporteve me shkelje nga ana e KLSH, do të sjellë prishjen e imazhit të kompanisë Albpetrol dhe rrezikimin e dështimit të privatizimit të kësaj kompanie. Albpetrol pretendon gjithashtu se KLSH kërkon të auditojë një periudhë që është audituar edhe më parë, vitin e kaluar.
Ndërsa KLSH ka pretenduar në sallën e gjyqit se KLSH është institucion shtetëror kushtetues që ka për kompetencë të ushtrojë kontrolle tek institucionet shtetërore, që paguhen me fondet e buxhetit të shtëtit.
KLSH kërkoi para gjykatës Administrative të Shkallës së Parë që për këtë çështje të shpallen moskompetenca dhe të ndërpritej plotësisht gjykimi, por gjykata rrëzoi këto pretendime dhe vendosi të pezullojë totalisht auditimin e KLSH në ndërmarrjen shtetërore Albpetrol.
Juristët e KLSH tha se ky vendim mund të krijojë precedent të rrezikshëm, pasi çdo institucion shtetëror ku KLSH do të shkojë të kryej auditime mund t'i drejtohet gjykatës dhe të pezullojë veprimtarinë ligjore dhe kushtetuese që ka KLSH për auditimin e fondeve për buxhetin e shtetit dhe institucionet buxhetore.

Genta Muca, avokatja Albpetrol
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com