400 fotonegativë të rrallë janë shpëtuar dhe arkivuar duke iu bashkuar fondit të Arkivit Qendror të Filmit. Materiali i përket arkeologut Anton Fistani dhe është i rëndësishëm për trashëgiminë arkeologjike e kulturore.
Ruajtja e tyre u realizua falë punës së arkeologut Rudenc Ruka dhe specialistit Erjon Tusha.
Postimi i plotë:
400 fotonegativë të rrallë shpëtohen dhe i bashkohen fondit të AQSHF-së!
1. Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të arkeologut Rudenc Ruka, në bashkëpunim me specialistin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Erjon Tusha, u bë i mundur shpëtimi dhe arkivimi i 400 fotonegativëve me vlerë të jashtëzakonshme historike.
2. Ky material i çmuar i përket fondit personal të arkeologut të shquar Anton Fistani dhe përbën një dëshmi të rrallë vizuale për trashëgiminë tonë arkeologjike dhe kulturore.
3. Një falënderim i veçantë shkon për Drejtoreshën e Muzeut Historik Kombëtar, Elenita Roshin, për energjinë dhe bashkëpunimin e saj të çmuar në lidhje me këto materiale.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vijon misionin për ruajtjen e kujtesës vizuale kombëtare.









Komente
Komento