TIRANE - Rrëzohet në Gjykatën Administrative kërkesa e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për pezullimin e punimeve për Bulevardin e Ri të Tiranës.

INUK bllokoi punimet dhe dërgoi kërkesën e pezullimit në Gjykatën Administrative pas ankesave të banorëve që prekeshin nga zbatimin e projektit. Banorët kërkonin shpronësim me vlerat e tregut të banesave dhe truallit që kishin.

Punimet për Bulevardin e Ri nisën me shembjen e Stacionit të Trenit të Tiranës shtatorin e vitit të kaluar dhe do të vijonin në lindje dhe ka një kosto prej 26 milionë eurosh.

Zbatimi i projketit është kthyer në një mollë sherri mes Bashkisë së Tiranës dhe instticioneve në varësi të kryeministrisë. 

Bashkia ka vendosur një çmim që kundërshtohet nga banorët për banesat dhe godinat që shemben duke sjellë prostestat e këtyre të fundit. INUK ka dalë në krahë të banorëve për të pezulluar punimet, por kjo ka sjellë akuzat e bashkisë së pezullimi është tendecioz për bllokimin e zbatimit të projekteve publike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)