Administrativja,s’ka më njoftime për
seancat, vetëm në gjykatë e internet

Administrativja,s’ka më njoftime për<br />seancat, vetëm në gjykatë e internet
TIRANE- Gjyqet administrative në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën e Apelit nuk do të njoftohen më për datën e zhvillimit të seancave. Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, Ministria e Drejtësisë parashikon ndryshimin e ligjit për organizimin dhe funksionim e Gjykatës Administrative ku një ndër ndryshimet është heqja e njoftimit të palëve ndërgjyqëse.

Qeveria e argumenton këtë ndryshim në ligj duke shprehur se njoftimi i palëve ndërgjyqëse është kthyer në një problem, pasi ata nuk kanë një sistem adresash të sakta dhe duke mos u paraqitur në seancë, gjykimi dështon. Sipas ndryshimit, tani më njoftimet do të bëhen pranë Gjykatës së Lartë, si edhe pranë Gjykatës së Apelit, në varësi të shkallës se ku po kryet gjykimi si edhe në portalet online të këtyre dy gjykatave. “Si pasojë, janë rritur ndjeshëm shpenzimet duke qenë se për një seancë gjyqësore kryhen rreth 250-300 njoftime.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)