TIRANE- Në mbledhjen e fundit për këtë sesion të zhvilluar në rezidencën qeveritare në Dajt, Këshilli i Ministrave ka miratuar pagat për 323 administratorët e rinj të njësive vendore të cilat u bashkuan me bashkitë e mëdha. Sipas Ministrisë së Shtetit për Çështjet vendore Kryetari i ri i Bashkisë do të emërojë administratorët e rinj të njësive të cilat i janë bashkuar 61 bashkive të reja.
Duke qenë se njësitë aktuale që janë shkrirë nuk do të mbyllen, ato do të administrohen nga bashkitë e madha duke emëruar një përgjegjës. Administratorët do të emërohen si për komunat dhe për bashkitë e reja të cilat janë shkrirë dhe do të punojnë në godinat ekzistuese ku kanë punuar kryetarët sipas hartës së vjetër territoriale. Po çfarë do të jenë administratorët e rinj?
Kryetari i ri i Bashkisë do të emërojë dhe shkarkojë administratorët. Në Udhëzuesin për Kontrollin e Njësisë së Qeverisjes Vendore thuhet se “administratori do të drejtojë njësinë administrative dhe ti raportojë Kryetarit të Bashkisë për funksionimin e saj”.
/Shqiptarja.com