Tiranë, u kapën në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala, Gjykata jep 'detyrim me paraqitje' për 11 të arrestuarit mes tyre nipi i Flamur Nokës

Tiranë, u kapën në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala, Gjykata jep 'detyrim me paraqitje' për 11 të arrestuarit mes tyre nipi i Flamur Nokës

Ymer Lala e Flamur Noka

Tirane- Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' për 11 personat e arrestuar në lokalin e administruar nga Ylard Lala, vëllai i ish-deputetes së PS, Reme Lala njëkohësisht djali i biznesmenit Ymer Lala

Bashkë me të u arrestua dhe djali i vëllait të deputetit të PD-së, Flamur Noka, Rexhep Noka i cili  u kap me 10 personat e tjerë në lokalin ku po luhej poker. 

Ylard Lala rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës. Të arrestuarit u kapën në kuadër të operacionit “Poker 2”.

Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës “detyrim paraqitje” për të gjithë te arrestuarit kërkesë e cila u pranua nga gjykata

Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat