Administrimi i rregullt i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, Celibashi takon drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon

Administrimi i rregullt i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, Celibashi takon drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon

Gledis Nano dhe Ilirjan Celibashi

Gjatë muajit shkurt policia e Shtetit dhe KQZ do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore mbi detyrat e Policisë për mirë administrimin e qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve. Kështu bën me dije kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili ka zhvilluar një takim më drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanon si dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm Albert Dervishi

'Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm Albert Dervishi, diskutuam mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë që mbahen në datën 6 mars 2022. Gjatë muajit shkurt Policia e Shtetit dhe KQZ do trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore mbi detyrat e Policisë për mirëadministrimin e qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve. Vlerësim për profesionalizmin dhe seriozitetin e policisë së shtetit në këtë angazhim.'- shkruan Celibashi.

Në përditësim...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku