Administrimi i taksave mbi pronën
koncesioni i radhës i "Financave"
Krahas dhënies me Partneritet Publik Privat (një formë e bashkëpunimit shtet- privat në një investim ose shërbimi sipas përcaktimit të Bankës Botërore) të administrimit të TVSH, ministria e Financave në të njëjtën kohë po vijon punën për dhënien e tjetër koncesioni po në këtë formë për administrimin e taksës së pronës.
Krahas dhënies me Partneritet Publik Privat (një formë e bashkëpunimit shtet- privat në një investim ose shërbimi sipas përcaktimit të Bankës Botërore) të administrimit të TVSH, ministria e Financave në të njëjtën kohë po vijon punën për dhënien e tjetër koncesioni po në këtë formë për administrimin e taksës së pronës.
Në janar të vitit 2015 Ministria e Ekonomisë u kërkoi të gjitha ministrive dhe enteve publike të propozonin zhvillimin e shërbimeve dhe investimeve kapitale nëpërmjet formës koncensionare me Partneritet Publik Privat ( 3P).
Ministria e Financave në atë kohë ka propozuar 3P për administrimin e taksës së pronës. Taksimi mbi pasuritë rezulton me evazionin të lartë fiskal edhe për shkak të informalitetit që shoqëron sektorin. Burimet zyrtare të Financave i pohuan së fundmi Monitor se puna për këtë projekt po vijon.
Në vendet e tjera rajonit tatimet mbi pronat zënë rreth 2-3 % të PBB-së, në Shqipëri, niveli i tyre është shumë larg në vetëm 0.3% të PBB, ndërsa në vendet e tjera të Europës ky tatim mblidhet në 6% PBB-se. Nisur edhe nga rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Ministria e Financave ka tentuar fillimisht të rrisë rendimentin në të ardhurat nga prona. Në atë kohë Financat nuk i kishin propozuar Ministrisë së Ekonomisë aplikimin e 3P për administrimin e TVSH.
Sipas projektit të financave synohet fillimisht dokumentimi i pronës, gjë që do të bëjë, jo vetëm evidentimin e saktë të pronave, por edhe një rritje të të ardhurave nga ky tatim. Këto shërbime që kanë të bëjnë me kontrollin e tregut nga ana fiskale, duket se kanë qenë të paarritshme nga administrata publike.
Sipas strategjisë Për Menaxhimin e Financave Publike më 2017 do të përfundojnë bazat për informatizimin e taksave të reja të pronës që merr në konsideratë krijimin e një kadastre fiskale.
Sipas dokumentit qëllimi i kadastrës do të jetë konsolidimi i të gjitha të dhënave ekzistuese mbi truallin, ndërtesat dhe pronarët/ banorët, dhe për të llogaritur detyrimin tatimor vjetor të shoqëruar me secilën pronë. Çdo prone do t’i jepet një numër unik identifikimi dhe qoftë pronari i ligjshëm, nëse dihet, apo banori, së bashku me numrin kombëtar identifikues për atë person apo subjekt. Njësia përgjegjëse për kadastrën nuk do të ketë autoritetin për të zgjidhur padi ligjore kontradiktore apo për të verifikuar pronësinë. /MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.8%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2042
Lajme të tjera
-
Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër
4 Maj, 23:02
-
Begaj uron Pashkën Ortodokse: Dita e besimit dhe shpresës, të mbështesim njëri-tjetrin
4 Maj, 23:02
-
VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës
4 Maj, 22:31
-
Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve
4 Maj, 22:27
-
‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç
4 Maj, 22:25
-
'Klinika 24'/ Obstetër Gjinekologe Xhensila Omeri: Vajza dhe gra kujdes! Duhet të bëni kontrolle rutine tek gjinekologu për të evituar problemet në kohë
4 Maj, 22:20
-
Pashka Ortodokse, uron Basha: Drita e ringjalljes mbushtë vatrat e çdo familje me shpresën se e mira do të triumfojë mbi padrejtësi
4 Maj, 22:14
-
Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të
4 Maj, 21:59
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për kë do votojnë shqiptarët?
4 Maj, 21:56
-
Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit
4 Maj, 21:54
-
Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë
4 Maj, 21:40
-
Tiranë/ Lavatriçja shpërthen gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçarja
4 Maj, 21:40