Adnan Januzaj drejt largimit nga
Manchester,shumë skuadra e duan

Adnan Januzaj drejt largimit nga<br />Manchester,shumë skuadra e duan
ANGLI-Adnan Januzaj është drejt largimit nga skuadra angleze e Mançester Junajtid. Futbollisti kërkohet nga klube të njohura në Evropë dhe sipas mediave angleze, djajtë e kuq janë gati të dëgjojnë ofertat për të.
 
Mediat angleze dhe ato franceze konfirmojnë se pas futbollistit është një radhë e gjatë klubesh të cilat janë të gatshme të rrezikojnë me një lojtar që dukej shumë premtues por që deri tani nuk ka përmbushur pritshmërinë.
 
Olimpik Marsejë, Monako, Olimpik Lion dhe PSG janë skuadrat që interesohen për të në Francë.
 
Ndërkohë, edhe të gjitha skuadrat e mëdha italiane si Juventus, Inter, Milan, Roma dhe Napoli janë gjithashtu të gatshëm të sigurojnë firmën e tij.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)