Instruktorja e një prej palestrave më të frekuentuara në Tiranë jep grupet e ushtrimeve që kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e trupit në moshën e adoleshencës.
Jo vetëm mosha madhore mund të frekuentoj palestrën. Tashmë, edhe adoleshentët kanë grupe ushtrimesh të cilat janë të domosdoshme jo vetëm për të pasur një trup të bukur por edhe shëndet të mirë.
Këto grupe ushtrimesh janë të veçantë dhe duhet të ndiqen bashkë me instruktorët. “Kjo është mosha më e mirë për të filluar palestrën”- thotë instruktorja e një prej palestrëve më të frekuentuara në Tiranë, Anila Kambo. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” instruktorja na thotë grupet e ushtrimeve të cilat mund të praktikohen nga kjo moshë:
Ushtrimet kadiovarkulare
Në ushtrimet kardiovaskulare adoleshentët duhet të bëjnë vetëm biçikletën dhe pistën. Duhet të matet me kujdes koha dhe shpejtësia e vrapit në biçikletë dhe në pistë. Për biçikletën duhet të bëjnë 15 minuta me një shpejtësi normale 120. Ndërsa në pistë duhet të bëjnë një ecje të shpejtë rreth 15 minuta dhe pesë minuta vrap. Kur bëhen këto ushtrime duhet të qarkullojnë mirë frymëmarrjen në mënyrë që të mos lodhen. Duke vepruar në këtë mënyrë ata djegin më shumë kalori.Fryma merret me gojë dhe nxirret me hundë.
Ushtrimet e krahut
Këto janë ushtrime të mira për këtë moshë, por duhet të kenë kujdes që të mos përdorin pesha të rënda. Është e ndaluar që adoleshentët të përdorin pesha pasi nuk këshillohet zhvillimi i muskulaturës së tyre apo i lëvizjeve të shtyllës kurrizore.
Ushtrimet e gjoksit
Janë ushtrime shumë të rëndësishme për moshat 15- 16 vjeçare pasi zhvillimi i masës së tyre trupore dëmtohet nga mbajtja e çantave të shpinës apo qëndrimit për shumë orë në kompjuter.
Ushtrimet e muskujve të barkut
Bashkë me ushtrimet e muskujve të barkut punon edhe mesi i cili ka një rëndësi për këto mosha sepse qëndrimi në shkollë apo para kompjuterit i bëjnë keq shpinës.
Për adoleshentët të cilët janë mbi peshën e tyre normale dhe dëshirojnë të kenë një trup të mirë, istruktorja Anila nuk i këshillon që të mbajnë dietë. “ Kjo moshë është në rritje dhe dieta mund t`i jap efekte të ndryshme në organizëm. Duhet të bëjnë ushtrime fizike dhe kanë një rezultat të mirë për të rënë në peshë pasi sistemi metabolik i tyre është shumë më i shpejtë dhe fillon të bie trupi më shpejt se moshat e tjera”- tha istruktorja.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com