GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një adoleshent nga Fieri 16-vjeçarin A.H. Arrestimi i të riut u bë në flgrancë ndërsa po transportonte rreth 20 kilogramë hashash.
Me anë të një njoftimi zyrtar Policia e Gjirokastrës bën të ditur se “më datën 07.12.2013, rreth orës 01.50, të mëngjezit , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 16 vjeçarit.
Ndalimi i tij është bërë i mundur pas marrjes së informacionit se në autobuzin e linjës Gjirokastër –Tiranë, një shtetas transportonte një valixhe me lëndë narkotike.
Nga kontrolli i ushtruar në autobuzin e linjës Gjirokastër - Tiranë , rezultoi se në bagazhin e autobuzit ndodhej një valixhe e mbushur me pako me lëndë narkotike. Nga kqyrja e cantës rezultoi se në brendësi të cantës kishte 32 pako të mbështjella me letër natriban.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore , rezultoi se valixhen në bagazhin e autobuzit e kishte vendosur adoleshenti nga Fieri dhe se kjo valixhe i përkiste këtij shtetasi. Lënda narkotike u sekestrua në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Redaksia Online
(ah/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com