Adoleshenti shqiptar mahnit
Greqinë, krijon robot me printer 3D

Adoleshenti shqiptar mahnit<br />Greqinë, krijon robot me printer 3D
Një adoleshent shqiptar fëmija i një emigranti në Greqi tashmë bën pjesë ndër 6 shkenctarët e vetëm që kanë munduar të krijojnë një robot tredimensional.
Dhimiter Haxhi, 15 vjec ka krijuar një robot nga një printer tredimensional dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi.

Në Greqi ai njihet si Dimitris Hatzis dhe studion në Kavala, ku dhe jeton me prindërit.Krijimi i këtij studenti është pjesë e një projekti i cili përqëndrohet në zhvillimin e jetës nga këndëvështrimi i i një roboti human të një dimensioni 3D.

“Urime Dimitris Hatzis, këtij 15 vjecari që studion në Kavalë për krijimin e një roboti humanoid nga një printer 3D! Me këtë krijim Dimitris i përket tani një grupi të vogël që ekzistojnë në botë. Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqëndruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D. Hatzis, mundi të rikonstruktojë robotin pas një pune të përditshme 1­vjecare dhe tani i përket 1 ndër 6 njerëzve në botë që kanë mundur të përfundojnë këtë mision. Pesë të tjerët, janë përfshirë dhe dizenajtorin origjinal të robotit, francezi Gael Langevin, 2 rusë, një italian dhe një gjerman. Hatzis është më i riu në grup, dhe më i riu në moshë”, shkruan ambasada amerikane në Athinë. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos