Malala Yousafzai, adoleshentja pakistaneze që i mbijetoi një sulmi fatal në Taleban ka siguruar miliona nga shitja e librit që flet për jetën e saj. 18-vjeçarja,Yousafzai e cila u bë e famshme për insistimin e saj të pandalur në mbrojtje të shkollimit të vajzave është fituesja në moshë më të re e çmimit Nobel për paqen.
Libri me kujtime ‘’Unë jam Malala’’, i publikuar në 2013-ën regjistron 287,170 kopje të shitura në Britani me një vlerë totale 2,2 milion paundë dhe gjithashtu ka 1,8 milion kopje të shitura në gjithë botën. Rezulton që nga fitimet e para të shitjes së librit Malala dhe familja e saj kanë dhuruar më shumë se 1 milion dollarë për bamirësi. Më herët gjatë këtij viti në një konferencë në Londër nobelistja u ka kërkuar liderave botërorë të japin fonde për të ndihmuar fëmijët sirianë që të arsimohen.
Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com