Adonis Georgiadis Ministri grek i Zhvillimit dhe Investimeve, ka bërë një deklaratë për shtyp ku fton biznesmenët shqiptarët dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit të investojnë në Greqi.

Georgiadis, në vizionin e tij për lidhje të forta bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve fqinje theksoi faktin se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur të investojnë në Greqi në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane.

Ftesa e tij është komentuar nëpër media pasi bie në kundërshtim me deklaratat e disa viteve më parë ku  Geaorgiadis thoshte se Shqiptarët duhen dëbuar. Kur ai ishte pjesë e partisë ekstremiste LAOS kërkonte me ngulm dëbimin e Shqiptareve. Gjatë intervistave të tij të mëparshme ai ka thënë:

"Nesër automatikisht do të deportonim të gjithë shqiptarët nga Greqia. Unë do t’i dëboja të nesërmen. Por unë jam unë, në pushtet, është PASOK”.

Ndryshimi radikal i qëndrimit të tij ndaj Shqiptarëve, vjen pasi u bë pjesë e partisë “Demokracia e Re” dhe tani ministër.