Adrian Cene rrëfen restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut. Artisti: Kemi zbuluar yllin 6-këndor!

Prej dy vitesh, Adrian Cene, po punon për restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Edhe në këto ditë të fundit të këtij viti, atë e gjejmë duke punuar së bashkë me mjeshtrat Adrian Çene, Andi Spahia dhe Fatmir Carkanji, për evidentimin e vlerave të dëmtuara gjatë shekujve. Ai na rrëfen punën e bërë për restaurimin e afreskeve, teknikat edhe motivet floreale

 “Ne u morëm me restaurimin e pikturës murale të xhamisë edhe më pas edhe të punimit të drurit të pikturuar. Kishte edhe shumë probleme të shkëputjes së suvasë me muros edhe u plotësuan pjesët edhe u pastruan nga mbetjet e ndryshme. Edhe në fund është pjesa mbrojtëse e këtij procesi të konservimit për ta mbrojtur nga kushtet klimatike”, thotë Adrian Cene.

Gjatë këtij ndërhyrje në strukturën murale, në çati, dysheme piktori edhe restauratori ka evidentuar simbole, të cilat koha i ka venitur ose dora e njeriut i ka fshehur, sikundër është ylli 6-këndor, që sipas tij është një simbol i profetit Suljeman.
“Kemi dy pjesë të zbuluara. Kjo, që ka qenë e mbuluar më ngjyrë të verdh, por u konsolidua edhe është në këtë mënyrë. Por, është edhe ylli që ka qenë i mbuluar me sy jeshile, nuk e di arsyen, se përse është mbuluar. Ne pastruam ngjyrën edhe e nxorëm në dritë. Është simbol i profetit Sulejman”, tregon Adrian Cene.

Xhamia e Et’hem Beut ka nisur në shek. e XVIII-të dhe ka përfunduar në shek. XIX. Përveçse objekt kulti me rëndësi për besimtarët myslimanë, është shpallur edhe monument kulture i kategorisë I në vitin 1948.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 24/12/2020 19:01

    Nuk kam ditur se ndonji here ka ekzistuar nji Profet me emer Sulejman ,pse emri Profet i takon vetem Muhamedit,

    Përgjigju
    • Piku: 27/12/2020 14:08

      Profeti Sulejman, eshte profeti Solomon qe e ndeshim ne Dhiaten e Vjeter. Emertimi profet nuk i perket vetem Muhamedit, edhe Jezusi (Isa, sipas Kuranit), Moisiu, Abrahami, etj, kane qene profete, qe do te thote percuese te mesazhit hyjnor.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj