Shumë kohë ka kaluar qëkur dyshja Adrian Gaxha-Luana Vjollca, nuk janë më një çift, por thashetheme vazhdojnë ende të qarkullojnë sa i takon ndarjes së tyre. Projekti më i fundit i Adrian Gaxhës dhe Lindon me titull “Money”, ka hapur vend për aludime.

“Me kesh buzqeshin, kqyrma ex-in, m’ka ndrru me tjetrin veç pse e ka keshin”, shprehet Adriani duke ‘sulmuar’ femrat që vrapojnë pas parasë dhe jo ndjenjës, duke ngritur dyshime se kënga i dedikohet pikërisht ish-të dashurës së tij, Luanës.

Pas ndarjes, asnjë prej të dyve nuk kanë bërë publike lidhje të tjera, madje rreth një vit më parë të dy u fotografuan bashkë ndërsa pushonin në bregdet, por siç duket, edhe tentativat për ribashkim nuk kanë rezultuar efektive.