Adriana Lima modelja braziliane e cila është gjthmonë një ndër yjet e Victoria’s Secret do të bëhet nënë për herë të dytë. Lima e cila që prej vitit 2009 është e martuar me ish-yllin e NBA Marko Jaric kanë një vajzë dy-vjeçare dhe tani do të bëhen sërish prindër. “Puna më e mirë në botë është të jesh nënë. Nuk kam menduar asnjëherë se mund të dua kaq shumë. Gjithmonë jam pyetur nëse dashuria e pakushtëzuar ekziston. Tashmë këtë e di dhe e ndjej”- është shprehur Adriana Lima për revistën People.(xh.k/shqiptarja.com)