Futbollisti i njohur Adriano duket mjaft i fokusuar në jetën e natës. Pas largimit nga ekipi i Korinthias ai ka nisur një jetë vërtet jo të përshtatshme për një futbollist. Adriano është fotografuar nga revista “Extra” në Brazil, ku shfaqet nën shoqërinë e femrave, duke konsumuar birra e fast-food si dhe duke lujatur bilardo. Në sjellje e tillë nga futbollisti ka bërë që të stepen edhe drejtuesit e Flamengos të cilët do t’i ofronin një kontratë. Ndërkohë në këtë foto ish-sulmuesi i Interit shfaqet në gjendje të dehur.(xh.k/shqiptarja.com)