Sulmuesi brazilian Adriano është përjashtuar nga skuadra e Corinthians. Kilogramët e tepruara të tij e pengonin shumë në formën e brazilianit kështu që për të dhe disa lojtarë tjerë ishte propozuar vrapimi nëpër shkallë.

Adriano refuzoi të bëjë një gjë të tillë kështu që klubi i Corinthians mori vendim që të ndërpresë kontratën me të. Sulmuesi brazilian Adriano dështoi totalisht në këtë skuadër pasi në 11 muajt e tij në këtë skuadër ka shënuar vetëm 2 gola.

Ish futbollisti i kombëtares braziliane, i cili ishte trumbetuar me të madhe nga drejtuesit e Corinthians, tashmë e sheh veten pa një skuadër në futboll.