Adriatik Cami, boksieri që garon
për titullin anglez më 10 tetor 

Adriatik Cami, boksieri që garon<br />për titullin anglez më 10 tetor 
Shumë shqiptarë do të mblidhen në Londër më 10 tetor, pasi një sfidë kik-boksi do të luhet në ring nga shqiptari Adiatik Cami. Pas një karriere të gjatë në Greqi, Adriatik Cami nga Bulqiza do të përballet me anglezin Antoni Kannike. Kjo përballje ndërkombëtare për titullin anglez të peshës 75 kg pritet të sjellë një tjetër sukses për Camin, i cili numëron shumë sfida ndërkombëtare në këtë sport.

Përplasja Cami-Kanikke do të mbahet në arenën e “Crydom London” ku pritet që shumë shqiptarë ta shohin atë nga afër, për t’i dhënë zemër shqiptarit që do të garojë për ngjyrat kuq e zi. Një përballje e tillë natyrisht kërkon një punë të të madhe stërvitore. Prej javësh Adriatik Cami po stërvitet në Athinë, ku edhe jeton prej vitesh bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël. Ai shprehet se do të luftojë që të fitojë titullin,dhe të bëjë krenar të gjithë bashkëkombasit e tij.

Shumë shqiptarë që janë në Angli kanë rezervuar tashmë një vend për në 10 tetor në mbështetje të kampionit shqiptar për këtë duel në kikboks, një sport që është shtrirë së fundmi shumë në ringjet e ndryshme botërore.
 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim