Paraditen e sotme është finalizuar tentativa e parë me naryrë 'puçiste' e Ervin Salianjit për të rrëzuar Sali Berishën nga kreu i PD-së pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ftesës së Salianjit për të krijuar grupimin kundër Berishës nuk i janë përgjigjur Myslim Murrizi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferraj, Alesia Balliu, Dhurata Çupi, Doris Madhi, Eugen Isaj, Lorenca Hoxha, Iliriana Kuçana, Lisandër Hoxha, Andia Ulliri, Lefter Gështenja, Jul Deda, Jola Hysaj, Andi Mustafaj etj.

Gjithashtu, asnjë deputet i PD nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ervin Salianji, lëvizja e të cilit duket se ka trazuar dhe pezmatuar Familjen Berisha, e cila po bëhet gati për të nisur një sulm linçues mbi dhe poshtë brezit ndaj Salianjit.

Ndërkaq, në takimin e Salianjit kanë marrë pjesë Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Qani Xhafa, Ted Kopliku, Hysen Kadiu, Elvira Peka, Nada Dullja, Xhemal Gjunkshi, Alma Kore, Parid Mahmutaj etj.

Ka një plan në prill 2026, kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD, që Berisha të tërhiqet dhe të diktojë si pasardhës Belind Këlliçin. Por, kjo lëvizje mund të prodhojë një tjetër krisje, pasi për postin e kryetarit ka ambicie edhe Gaz Bardhi. Nuk përjashtohet mundësia që në lojën e prillit, muaj që shquhet për 'tufullimin e plakave', si as në mëngën e Berishës të jetë edhe Argita Malltezi.