Admir Murataj i dyshuar edhe për grabitjen në Prishtinë dhe Istog ku u vra një polic

Hetimet e Krimeve të Rënda dhe kërkimet policore kanë dështuar të parandalojnë aktivitetin kriminal të Admir Murataj. Gjatë kohës që ai ishte në arrati prokuroria e hetonte atë për tre grabitjet në aksin Tiranë-Qafë Kashar-Rinas të ndodhura prej 2015-2017 kur u zbulua dhe grupi i tij.

ReportTv ka mësuar, se autoritetet kosovare kanë kërkuar nga pala shqiptare të intensifikojë hetimet për kapjen e tij pasi ka qenë i dyshuar edhe si pjesë e grupit që grabiti më 3 dhjetor 2018 një bankë në Prishtinë. Kosova do të tronditej sërish pak javë më pas nga grabitja e një banke dhe vrasja e efektivit të policisë Izet Demaj në Istog teksa u përball me grabitësit.

Por përgjimet, hetimet, kontrollet në disa zona të vendit nuk kanë dhënë rezultat dhe Murataj do të rikthehej sërish këtë herë më 9 Prill 2019 në aksin e tij të preferuar, Tiranë-Rinas e pikërisht në aeroportin e Rinasit. Kjo grabitje ka ndodhur pikërisht kur Prokuroria e Krimeve të rënda kishte njoftuar në arrati Muratajn për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj tij.

Pak ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Murataj ishte regjistruar kërkesa për gjykim me akuzat e “Vjedhje e bankave", ne formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykimi ndaj Murataj do të nisë më 16 Maj 2019, një javë pasi ai u përfshi në grabitjen e fundit të karrierës së tij nga ku më pas humbi jetën.

Ky proces do të gjykohet nga Klodian Kurushi i cili pritet të kërkojë nga autoritetet shtetërore konfirmimin zyrtar dhe certifikatën e vdekjes së Admir (Nikaj) Murataj.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën