"Një shikim, një përqafim, një fjalë a një puthje", Adrola Dushi ka një dedikim të pazakontë për ditëlindjen e saj

Adrola Dushi

Modelja e famshme shqiptare Adrola Dushi ka festuar sot ditëlindjen e saj të 25. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo i ka bërë një dedikim krejt të veçantë vetes duke përmbledhur gjërat më të rëndësishme të jetës së saj.

Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të mira. Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falenderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time.

Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë. Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola.
E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur.

Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë. Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time. Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar.
U bëfsha edhe 100 vjeç, o shokëni e shoqeni, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time.

Adrola Dushi, modele

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes