Së shpejti nuse? Adrola Dushi bën lëmsh rrjetin me postimin e fundit

Së shpejti nuse? Adrola Dushi bën lëmsh rrjetin me postimin e fundit

Adrola Dushi

Adrola Dushi dhe Capital T prej kohësh janë në një lidhje, por dyshja kanë preferuar ta shijojnë në privatësi romancën e tyre duke mos e konfirmuar publikisht, ndonëse shihen kudo bashkë. Madje ata kanë lënë dhe vetë të kuptohet se vijojnë të jenë bashkë.

Së fundmi, Adrola Dushi e ka bërë pak lëmsh rrjetin me një postim të fundit, në Instastory, ku shfaqet me një fustan të bardhë e të gjithëve na shkoi mendja tek e njëjta gjë.

Mos do të kemi dasmë në ‘horizont’? Modelja ka zgjedhur që postimit të mos i shtojë asnjë fjalë madje e asnjë ndonjë ikonë emoji, për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Fotoja mund të jetë shkëputur nga një pjesë e projektit të saj, ose në të kundërt na mbetet të mendojmë se së shpejti do të kemi dasmë.

Kujtojmë se së fundmi modelja është përfolur për një romancë me artistin nga Kosova, Capital T, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar të dyshes për ‘thashethemet’.

Pak pasi, Capital T pranoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie. Edhe pse pa zbuluar identitetin e vajzën që ia ka vjedhur zemrën ai tha se për të ajo është më e bukura në botë ndërsa tha se do jetë në koncertin në Prishtinë, ku pjesë ishte edhe Adrola, e cila mori gjithë vëmendjen.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!