Një kompani e ajrore ka ndërtuar një aeroplan pa pilot i cili mund të fluturojë në një lartësi prej 182 kilometrash nga toka për pesë vjet, duke u furnizuar vetëm me energji diellore.

Aeroplani Solara arrin në 60 metra gjerësi dhe është projetkuar për të përdorur energjinë diellore si karburant. Ai është e mbuluar me rreth 3 mijë panele diellore të cilët prodhojnë 7 kilovat elektricitet.
Aeroplani fluturon mbi re, çka do t’i lejojë të jetë i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë ditës dhe të ruajë energji rrezervë gjatë natës.

Shpejtësia e Solara-s arrin në 105 km/orë dhe do të operojë në një rreze prej 4.5 milionë kilometrash.

Këto aeroplanë pa pilotë janë më pak të kushtueshëm sesa kosto e një sateliti dhe kryejnë funksione të ngjashme si mbikqyrja, monitorimi i motit si dhe çdo monitorim tjetër që kryhet nga satelitët në lartësi të ulët.

Një aeroplan Solara kushton plot 2 milionë dollarë dhe që tani, një model i tillë është porositur për vitin tjetër. Mendohet se një ndër blerësit e mundshëm mund të ketë qenë agjensia e spiunazhit CIA.
 
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)