Aeroplani rus "An-124" është ulur në aeroportin ushtarak Hmejmim në jugperëndim të Latakisë.
Edhe pse aeroplani ka mbëritur ditën e premten, lajmi për arritjen e tij është bërë e ditur vetëm pak ditë më vonë.
Aeroplani misterioz rus mund të bart deri 150 tonë ngarkesë, por askush nuk e di se çfarë sjell ai kur vjen në Siri, transmetojnë mediat botërore.
Forcat ajrore ruse më herët kanë përdorur "An-124" për transportin e sistemit S-400 në Siri nga fundi i vitit 2015. Sipas disa raportimeve të faqeve pro-siriane, "An-124" bart sistemin S-300 në Siri, por këto pohime kanë mbetur të pa verifikuara.
"An-124" nuk fluturon shpesh në Siri dhe ardhja e tij e fundit në aeroportin Hmejmim ka shkaktuar dyshime të reja se rusët po sjellin armatim të ri modern për një luftë të mundshme kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.