Aeroporti i Beogradit shfaq fluturime drejt ‘Kosovës serbe’ dhe ‘Kievit rus’? Investigimi i DW: Falsifikim, provokim i qëllimshëm

Aeroporti i Beogradit shfaq fluturime drejt ‘Kosovës serbe’ dhe ‘Kievit rus’? Investigimi i DW: Falsifikim, provokim i qëllimshëm

Në fotografinë e një tabele fluturimesh në aeroportin e Beogradit jepen si destinacione "Kiev Rusi" dhe "Kosovo Serbia". Sa e vërtetë është kjo fotografi? Një verifikim faktesh. Fotografia që pretendohet se është bërë në aeroportin e Beogradit është klikuar qindra-mijëra herë në mediat sociale. Por sipas hulumtimit të DW ajo është e falsifikuar.

Fluturimi i pretenduar që ka si destinacion "Kosovo Serbia” duket se është provokim i qëllimshëm. Kosova nuk është qytet, por shtet dhe në tabelat e aeroporteve zakonisht nuk shënohet emri i shtetit, por i qytetit ku mbërrin avioni. Po ashtu parlamenti i Kosovës shpalli në vitin 2008 pavarësinë, edhe pse Serbia, Rusia dhe Kina, apo pesë vende të BE-së nuk e njohin atë. Edhe Kievi është kryeqyeti i Ukrainës dhe jo qytet në Rusi.

Po ashtu nëse e shohim më me kujdes fotografinë, bien në sy falsifikime të tjera. Në anën e majtë, për shembull, në rastin e fluturimeve të supozuara për në Kiev dhe Kosovë janë flamujt e shteteve në vend të logove të linjave ajrore, si në rastin e fluturimeve të tjera.

Numrat e fluturimeve dëshmojnë për manipulimin

Sipas hulumtimit të DW edhe numrat e fluturimit tregojnë se fotografia është e falsifikuar. Numri i fluturimit është një numër identifikimi që specifikon një fluturim të një kompanie ajrore të caktuar. Shkronjat janë shkurtesa e linjës ajrore, kurse numrat lidhen me informacione në lidhje me fluturimin, vendin dhe kohën e nisjes dhe destinacionin.

Kështu fluturimi i pretenduar për në Kosovë me numër W6 4051 është sipas "My Flight Right" numri identifikues i një fluturim të Wizz Air nga Beogradi në Basel-Muhlhouse-Freiburg (MLH). Edhe fluturimi për Kiev tregon se fotografia është e manipuluar. I pyetur nga DW një zëdhënës i Air Serbia konfirmoi se fluturimi JU600 i përket lidhjes Beograd-Vjenë dhe se Air Serbia nuk fluturon për në Kiev.

Tabela e fluturimeve provë tjetër për manipulimin

Edhe tabela e fotografuar nuk është në aeroportin e Beogradit. I pyetur nga DW një zëdhënës i aeroportit Nikola Tesla në Beograd sqaroi se tabelat dhe ekranet e fluturimeve në këtë aeroport janë ndryshe nga ajo që shihet në fotografi. Aeroporti i Beogradit dërgoi si provë edhe fotografi të tabelave aktuale të ekraneve të fluturimeve.

Në cepin e sipërm djathtas të këtyre fotografive duket edhe logoja "Vinci Airports". Vinci Airports është një operator privat aeroportesh, i cili manaxhon edhe aeroportin e Beogradit.

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • UKU MOMLIT: 27/12/2022 10:25

      Ideja per ndarjen e Kosoves, sipas kryetarit te gjykates kushtetuese te Kosoves, Enver HASANI,nuk paska qene e hashimit qe eshte ne burg,por edvinit qe ķemi kryeminister ne Tirane...bile edhe takimi i hashimit me putinin ne Paris ka qene nxitur e organizuar nga edvini me vu(kakë)çiçìn. Lum Kosova e lum Shqipnia per udheheqes qe ka pas e ka Partia.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

    Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor