TIRANE-Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën e kandidatëve për ndërtimin e aeroportit të jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.

Këto qytete përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të sapomiratuar nga këshilli i Ministrave.

Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile. 

Vendndodhja e aeroportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.

Në verën e këtij viti, Report TV zbuloi dy projektet e Qeverisë për ndërtimin e aeroportit të jugut në Delvinë ose Gjirokastër. Dy propozimet në fjalë qenë pasqyruar në planin për zhvillimin e bregdetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com