Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit. Ata kanw sulmuar edhe gjimnazin duke thyer xhamat.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Nxwnwsit shkuar edhe te sheshi kryesor ku policia ka vendosur gardhe metalike dhe nuk i lejon të hyjë. 

Ndërkohë në Fier, policia është pozicionuar në sheshin kryesor të qytetit pasi është paralajmëruar protestë. Sipas burimeve, gjimnazistët kanë shkuar pa çanta në shkollë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:58
Protestat në Tiranë/ Bizneset marrin masa, mbulojnë xhamat! Lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni (VIDEO+FOTO)

 

Ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe bizneseve në Tiranë, këto të fundit kanë ndërmarrë një veprim për të mos qenë shënjestër e protestuesve.

Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat si dhe kanë ngjitur një letër mbi to ku shkruhet “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni.”