Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror! Fondi limit 16.2 milionë lekë

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror! Fondi limit 16.2 milionë lekë

Aeroporti i Kukësit

Tirane- Albcontrol parashikon të zhvillojë një studim fizibiliteti lidhur me plotësimin e infrastrukturës së trafikut ajror për Aeroportin e Kukësit.

Në një procedurë prokurimi të kësaj të premte përcaktohet se studimi i fizibilitetit për infrastrukturën e ofrimit të Shërbimeve të Trafikut Ajror (ATS) në Aeroportin e Kukësit përfshin identifikimin e një strategjie të përshtatshme.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën nënvizohet se strategjia synon të adresojë disa çështje të tilla si cila është qasja që rezulton në kosto më të ulëta, a mund të arrihet harmonizimi teknik i sistemeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM) dhe a është e mundur të ofrohen shërbime të kontrollit të trafikut ajror në mënyrë efektive nga një qendër e vetme ku mund të integrohen kullat e së ardhmes.

“Me një strategji të përshtatshme, shumë pyetje themelore mund të marrin përgjigje efektive. Furnizuesi i shërbimeve do të mbështesë Albcontrol në përzgjedhjen e zgjidhjes më të mirë nga opsionet e ndryshme për kullat e trafikut ajror.

Fondi limit është caktuar 16.2 milionë lekë

Është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në konsideratë skenarët e mëposhtëm:

  • Ndërtimi i një kulle betoni në Kukës;
  • Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme;
  • Blerja e një Kulle të Largët (Remote Toëer) për Aeroportin e Kukësit;
  • Ndërtimi i një Qendre të Kontrollit të Largët (RTC) me mundësinë për të akomoduar disa aeroporte, nga pista të vogla AFIS deri te mundësia e shfrytëzimit si qendër emergjence për Kullën ATC të Aeroportit të Tiranës dhe asaj të Vlorës.
  • Një strategji e përshtatshme duhet të jetë e qëndrueshme për të ardhmen dhe e përshtatur me kushtet lokale, duke marrë parasysh kohën dhe vizionin për zhvillimin e aeroportit, me fokus kryesor në strategjinë për Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit” thuhet në dokumente.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit.

Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve) dhe Bami sh.p.k.

Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujtim: 27/12/2024 15:49

    Pse hargjoni para kot.Hiqini kastratit pronesine jepjani dikujt tjeter dhe shikojeni cfar bumi do kete.Do kete fluturime nga gjith europa dhe jo vetem nga koksiane e Dibrane por kosovare maqedone malazias etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave