Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Aeroporti i Kukësit, i cili do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed. Krahas fotos, Rama lajmëron çunat e Kukësit që janë në Londër që të bëhen gati pasi do të vijnë në Shqipëri për çështje ditësh dhe se nuk bëhet më fjalë për punë muajsh.

"O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh", shkruan Rama krahas fotos.

Që kur aeroporti i Kukësit nisi punimet, kryeministri Rama tha se fluturimin e parë Air Albania do e bëjë në Londër ku do të sjellë 150 çunat e Kukësit që e kanë sharë më shumë dhe që se kanë besuar se do bëhej realitet ky aeroport

Para pak kohësh ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste për Report Tv, tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të bëhet më 18 prill.


Postimi i Edi Ramës