Aeroporti i Prishtinës shënon
rritje të trafikut në fillim të vitit

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” bëri të ditur sot se ka shënuar numrin më të madh të trafikut  në fillim të këtij viti.

“Në janar 2016 janë procesuar 120, 531 udhëtarë dhe 1019 fluturime duke bërë që ky të jetë janari me numrin më të madh të trafikut në historinë e aeroportit krahasuar me muajin e njëjtë të viteve paraprake”, thekson njoftimi i dërguar.

Në janar të vitit 2014 kishte procesuar 95,327 udhëtarë, ndërsa në janar 2015 procesoi 106,839 udhëtarë.

“Kjo nënkupton se në krahasim me janarin e vitit 2014 ka rreth 26.44% rritje, ndërsa në krahasim me muajin janar 2015 ka rreth 12.82% rritje në numër të udhëtarëvë”, shtohet në njoftim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, sa i përket numrit të fluturimeve në janar 2016 ka procesuar rreth 11.72% më shumë se në 2014-ën dhe 10.04% më shumë se në vitin 2015

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet