Aeroporti i ri i Stambollit do të jetë margaritari i Turqisë
Pak muaj kanë mbetur nga hapja e aeroportit të madh të Stambollit, i cili pritet të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, numër ky që deri në vitin 2023, pritet të shkojë në të paktën 150 milionë pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aeroporti i ri i Stambollit
Pak muaj kanë mbetur nga hapja e aeroportit të madh të Stambollit, i cili pritet të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, numër ky që deri në vitin 2023, pritet të shkojë në të paktën 150 milionë pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Fillimisht do të ketë një kapacitet prej 90 milionë pasagjerësh në vit, dhe ky numër në vitin 2023 do të rritet në 150 milionë pasagjerë në vit”, tha të dielën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një iftari të shtruar.
Në të njëjtin fjalim Erdoğan tha se aeroporti i ri ishte radhitur në mesin e tre aeroporteve kryesore ndërkombëtare.
Turqia njoftoi Asociacionin Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për hapjen e aeroportit më 29 tetor të vitit 2018, që korrespodon me Ditën e Republikës së Turqisë.
Ministri i Transportit, Ahmet Arslan ka njoftuar tashmë se mbi 90 për qind e punëve ndërtimore kanë përfunduar. Më hërët presidenti turk kishte njoftuar se projekti do t'i sigurojë vendit të ardhura mbi 26 miliardë euro.
Aeroporti është duke u ndërtuar nga një konzorcium prej pesë kompanishë: Limak, Kolin, Cengiz, Harta dhe Kalyon. Emri i aeroportit ende nuk është vendosur, ndonëse presidenti Erdoğan kishte thënë se kontraktuesit mund të vendosnin për emrin.
Investimi 120 milionë eurosh e bën aeroportin e ri të Stambollit, me kompleksin më të madh të tregtisë pa doganë në botë. Kompleksi me shitoret shtrihet në 53.000 metra katrorë, në të cilën do të ketë dyqane të markave luksoze. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, gjithsej 1.38 miliard njerëz kanë udhëtuar nëpër aeroportet e Turqisë.
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.2%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
22 Korrik, 15:28
-
Jose Mourinho kërkon Armando Brojën
8 Korrik, 21:41
-
Me pushime në Turqi, Luizi dhe Kiara ndajnë fotot e ëmbla me Lunën (FOTO)
8 Korrik, 08:44
-
Erdogan thotë se mund ta ftojë Assadin në Turqi 'në çdo moment'
7 Korrik, 19:55
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Erdogan dhe Putin takohen në Kazakistan, presidenti rus: Mes dy vendeve po zbatohen projekte strategjike
3 Korrik, 22:23
-
Zyrtare/ Dy ndeshje me Kombëtaren, Kristal Abazaj rikthehet në Turqi
3 Korrik, 21:17
-
VIDEO, Euro 2024/ Kalimi në çerekfinale, Erdogan telefonon kombëtaren turke! Mesazhi për Arda Guler: T'i puth sytë
3 Korrik, 15:43
-
Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale
2 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ I pret Austria, Montella optimist: Ata kanë përvojën, Turqia freskinë e talenteve për diferencën
2 Korrik, 18:52
-
Turqi/ Incident i frikshëm me shkallët lëvizëse, 11 persona të plagosur (VIDEO)
2 Korrik, 15:37
-
Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë
26 Qershor, 22:56