Qeveria shqiptare nuk humb kohë për ‘vulosjen’ e kontratës për aeroportin e Vlorës me shoqërinë turke “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION”, dhe pritet që në seancën e radhës në parlament, në datë 1 shkurt të bëhet edhe votimi i kësaj kontrate.

Në seancën e së enjtes parlamenti miratoi të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION” me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Aeroportit të qytetit të Vlorës”.

Shqyrtimi në komisionin e Ekonomisë dhe Financave do të bëhet ditën e hënë dhe ditën e martë dhe në datë 1 shkurt do të votohet në parlament. 

Para dhjetë ditëve kryeministri Rama është shprehur se punimet për këtë aeroport do të nisin në qershor dhe se brenda vitit 2021 do të niset dhe avioni i parë, ndërkohë ministri gjiknuri u shpreh se ky do të jtë investim prej 100 mln eurosh dhe do të jetë tërësisht privat dhe se ky aeroport do të jetë më i madh se ai i Rinasit.


(Projektligji për lidhjen e kontratës)