Shpërblimi
Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin. Në vitet e kaluara qeveria është treguar e rezervuar me pensionistët që vinin nga e njëjta familje, duke bërë pjesë të skemës përfituese, vetëm kryefamiljarët. Ministria e Financave bën me dije se pjesë e skemës së shpërblimeve do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.
Vendimi
Vendimi i posaçëm për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit. ISSH nga ana e saj nxjerr numrin e përfituesve dhe ja kalon kompetencën e shpërndarjes së shpërblimeve Postës Shqiptare, e cila bën edhe ndarjen e pensioneve.
Kategoritë
Shpërblimin në radhët e pensionisteve do të përfitojnë të gjithë. Duke filluar nga ata të moshuar që marrin pension në fshat e qytet dhe duke vijuar me ish-ushtarakët, pensionet e posaçme, pensionet familjare etj. Pra çdo person që ka një pension nga shtetit, do të marrë shpërblim prej 3 mijë lek të reja.
Vendimi
Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit për festat e fundvitit
Fondi
Shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com











