Nga Luksemburgu, ndaj kryeministrit Edi Rama nuk munguan as pyetje për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Rama u pyet për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se duan që të realizohet një projekt që të jetë në harmoni me natyrën.
“Do t’ju ftoja të vini në Shqipëri, sepse nga jashtë mund të hutohesh, të ngatërrohesh me filtrat e medias online. Nuk e di çfarë kuptoni me projektin e Kushnerit, por është përmendur një projekt që përfshin shumë më tepër sesa një emër.
Kemi një ambicie të madhe dhe duam ta realizojmë si një model se si mund të investohet në harmoni me natyrën. Edhe manifestimet që janë përcjellë në mbarë botën kanë ndihmuar për ta përmirësuar projektin dhe për të arritur rezultate më bindëse sesa në fillim. Kjo mbetet diçka për t’u provuar”, tha Rama.
Ndërsa pyetjes për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Rama iu përgjigj duke përmendur suksesin e reformës në drejtësi.
“Ndërsa, nga ana tjetër, ju mund ta kuptoni shumë mirë se çfarë nënkupton kur flasim për drejtësinë që bën punën e vet. Sistemi ka nisur të funksionojë. Kur e nisëm këtë rrugëtim, njiheshim si atdheu i pandëshkueshmërisë, ndërsa tani njihemi si pararojë. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Askush nuk është më mbi ligjin”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE, Rama: Hap vendimtar, deri në fund të vitit mbyllim dyfishin e kapitujve! Kos: Mbështesim ambicien tuaj, vazhdoni reformat!







