Afera Berisha-Meta-CEZ 500 mln euro kosto për buxhetin, ekstaza hipokrite e PD-LSI për fitoren e pretenduar të Becchettit kundër Shqipërisë

Afera Berisha-Meta-CEZ 500 mln euro kosto për buxhetin, ekstaza hipokrite e PD-LSI për fitoren e pretenduar të Becchettit kundër Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta

TIRANW- Lajmi mbi arbitrazhin e biznesmenit kontravers italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë, po përjetohet nga opozita PD-LSI me entuziazëm, ekstazë dhe gjendje deliri, si të kishte fituar zgjedhjet. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta kanë ndryshuar strategjinë e fushatës, duke kthyer në kryefjalë të fushatës fitoren pretendua të Becchetti-t kundër Shqipërisë. Po a i kanë harruar shqiptarët kostot që qeveria e Sali Berishës i ka sjellë buxhetit të shtetit, me ndërhyrjet arbitrare, korrupsionin dhe sjelljet e papërgjegjshme?!

Në janar të vitit 2013, Sali Berisha i hoqi licencën CEZ dhe e përzuri nga Shqipëria, pas katër viteve afera të përbashkëta me kosto mbi 400 milionë euro për buxhetin e shtetit shqiptar. CEZ-it  iu hoq licenca me pretendimin se nuk kishte realizuar investimet dhe se po thellonte gropën e borxheve, por në fakt, lëvizja reflektonte prishje pazaresh dhe kishte prapavijë elektorale, pasi CEZ ishte kthyer në një makth dhe sistem grabitje për shqiptarët, ndërsa është favorizuar në mënyrë sistematike që kur erdhi në Shqipëri në vitin 2009, që nga zhvlerësimi i OSSH para shitjes, ulja e çmimit të energjisë, njohja e borxhit të keq, rivlerësimi i aseteve më pas etj.

Shkeljet e qeverisë Berisha
Në periudhën fundore të heqjes së licencës së CEZ janë gjetur plot shkelje që kanë të bëjnë me sjelljen e institucioneve shqiptare në favor të CEZ dhe në dëm të shtetit shqiptar. Mos veprimi i strukturave përkatëse pas heqjes së licencës, duke mos vlerësuar asetet e CEZ, mosveprimi i fillimit të procedurave të shpronësimit të aksioneve sipas ligjit dhe mos ndërmarrja e verimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar, kanë dëmtuan rëndë pozitat e shtetit. Pas katër vitesh pazaresh të përbashkëta në kurriz të interesit publik, dëbimi ishte i dhunshëm, arbitrar dhe pa menduar pasojat. U përdor edhe policia në mënyrë të paligjshme.

Pasojat e dëbimit të CEZ
Në pozita të favorshme, në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licensës. Dhe pas padisë, Berisha, i cili ishte në pushtet deri në shtator të 2013, nuk ndërmori asnjë veprim, siç konsulenti ligjor Derains & Gharavi. Me anë të një letre të datës 30 shtator 2013, konsulenti ligjor Derains & Gharavi shprehet se të drejtat dhe interesat e Republikës së Shqipërisë po vendosen në rrezik, pasi qeveria nuk kishte zbatuar asnjë nga detyra për mbledhjen e dokumentacionit, caktimin e ekspertëve etj.

Në këto rrethana, pas largimit të Berishës, Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë. Fatura totale e qeverisë Berisha-CEZ, shkoi në 500 milionë euro. Si në çdo aferë tjetër që ka shënjuar historinë e pluralizmit shqiptar, në skenë doli edhe Ilir Meta, i akuzuar dhe denoncuar më shumë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Në skenë Ilir Meta
Përveç konflikteve për investimet e pakryera, thellimin e borxheve, kreditë dhe shumë shkelje të kontratës, pala shqiptare dhe ajo çeke do t’u duhej të zgjidhnin problemin e Ilir Metës. Në vitin 2013, kompania e mbledhjes së borxheve Debt International Advisory, e njohur si DIA e Kastriot Ismailajt paditi në arbitrazh CEZ Shpërndarje, duke i kërkuar asaj 130 milionë euro dëmshpërblim. Kastriot Ismailaj, pas të cilit fshihej Ilir Meta, kishte përfituar një kontratë abuzive me CEZ, për mbledhjen e borxhit të keq, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Palët ranë dakord që çështje DIA-CEZ të mos përfshihej në marrëveshje, kështu që qeveria shqiptare do të përballej në arbitrazh, duke parë edhe pozitat e vështira të njeriut të DIA në Shqipëri, Kastriot Ismailaj. Në më 13 dhjetor 2014, avokati i Shqipërisë deklaroi para gjykatës se nënshtetasja amerikane Rebecca Gaskin Gain si përfaqësuese ligjore e kompanisë DIA të regjistruar në BVI, deklaronte tërheqjen nga të gjitha pretendimet në arbitrazh.

Kastriot Ismailajn është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove.  Sipas të gjitha dëshmive, Kastriot Ismailaj ishte njeriu i besuar i Ilir Metës.

Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ, ka akuzuar Ilir Metës se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje dhe se Ismailaj konsiderohej aleat i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm. Për këtë aferë, Berisha ka kërkuar që Ilir Meta të merrej i pandehur, por kur pa se që të dy dilnin zbuluar, u tërhoq.

Në qershor të 2019, Shqiptarja.com publikoi një investigim serioz, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.  Ndërkaq, gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ndër të tjera ka rrëfyer se “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë....Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale”.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha ka deklaruar se “Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”.

Në skenë Shkëlzen Berisha
Është publikuar një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha në janar 2010. Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn sekserin kyç të CEZ. Shkëlzeni dhe Nuel Kalaj kanë mohuar lidhjet, por prokuroria nuk i ka verifikuar kurrë tablatet e Shkëlzenit. Komisioni hetimor parlamentar për çështjen CEZ, gjatë hetimeve, zbuloi se Shkëlzen Berisha sipas të dhënave të sistemit TIMS, ka bërë 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011. Shkëzleni nuk u hetua për këtë fakt. Madje as nuk është pyetur nga prokuroria për të dhënë shpjegime për kalimet në kufi pa u regjistruar në sistem.

Konflikti me “General Electric” 20 milionë euro kosto
Zanafilla e humbjeve të Shqipërisë në arbitrazh lidhjet me emrin e Sali Berishës, pas rikthimit në pushtet të vitin 2005. Në vitin 2003, qeveria e Fatos Nanos lidhi një kontratë me kompanisë amerikane “General Electric”, për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, në vlerën 95 milionë dollarë. Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet në 2005, prishi në mënyrë të njëanshme kontratën. Në vitin 2007, Gjykata e Romës në Itali, ngarkoi me përgjegjësi qeverinë shqiptare për prishje të njëanshme të kontratës, duke e ndëshkuar me 20 milionë dollarë, para të cilat u paguan nga buxheti i shtetit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb