Afera e CEZ, PD: Rama po shfrytëzon
pushtetin e tij për të bllokuar hetimin

Afera e CEZ, PD: Rama po shfrytëzon<br />pushtetin e tij për të bllokuar hetimin
Partia Demokratike nuk rresht së akuzuari kryeministrin Rama se po përpiqet të bllokojë hetimin mbi marrëveshjen që çoi në zgjidhjen e kontratës me CEZ.

Sipas tyre ministri Gjiknuri dhe e deputet e tjerë të PS kanë munguar në seancën e sotme me urdhër të Ramës, sepse i trembet zbardhjes të së vërtetës.

PD ka deklaruar se vjedhja e 470 milionë euro, e cilësuar si vjedhja e shekullit, do të zbardhet dhe përgjegjësit e saj do të dënohet, pavarësisht faktit që sipas tyre Rama po shfrytëzon pushtetin e tij për të bllokuar hetimin. 

"Edi Rama jo vetëm po tregon se nuk mund të përballet me faktet që tregojnë përfshirjen e tij në këtë aferë, por po shkel haptas ligjin për hetimin parlamentar, një e drejtë kushtetuese e konfirmuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon frikën e Ramës nga e vërteta mbi vjedhjen e shekullit që do zbardhet me cdo kusht. Përgjegjësit për vjedhjen e 470 milionë Eurove nuk do të shmanging dot ditën e tyre para drejtësisë së pavarur dhe të pakapur", thuhet në deklaratën e PD

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim të patrullave për menaxhimin e situatës

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim të patrullave për menaxhimin e situatës